Tërhiq e mos e këput ?
Zhvillimi i aktivitetit: Shikojeni figurën që është bashkëngjitur me aktivitetin dhe bëjeni një të tillë në shtëpi. Përshtateni me moshën e fëmijës. Vendosni në të çfarëdo materiali me ngjyra që keni në shtëpi, të ndarë në rripa të cilat i lidhni nyje në të dy fundet. Mbylleni kapakun fort dhe sfidojeni fëmijë që t’i tërheqë fijet njëra pas tjetrës deri sa t’i tërheqë të gjitha. Mos e ndihmoni…edhe nëse në fillim e tërheqë të gjithë kutinë me gjithë fije…..mund ta ndihmoni pakëz duke ja mbajtur kutinë nëse është i/e vogël……e nëse është pak më i/e rritur lejojeni të provojë ta gjejë vetë zgjidhjen.