Piktura e orizit

Ky është një aktivitet i  preferuar dhe i testuar në mesin e fëmijëve, piktura me oriz është qesharake dhe sjell kënaqësi gjatë përgatitjes. Aktiviteti ndihmon në përmirësimin e krijimtarisë së fëmijës.

Fillimisht, lexoni bashkë me fëmijën një përrallë apo ndonjë storie për zogjtë me qëllim që të rrisni interesimin e fëmijëve për aktivitetin në vazhdim. Përfshijeni fëmijën në tregim duke e pyetur më shumë për zogjtë, madhësinë e tyre, llojet që fëmijët i kanë parë, ngjyrat etj.

Për këtë aktivitet nevojitet oriz ose kokos me ngjyra, ngjitës, ngjyrues, pjatë letre, laps, plastelinë prej brumi, disa shkopinj, pe.

-Fëmija fillimisht ngjyros orizin dhe e lë të thahet. Në vend të orizit mund të përdorë edhe kokos me ngjyra.

– Fillimisht fëmijët vizatojnë katër zogj (pëllumba etj) në një karton.

–  I presin me gërshërë dhe pastaj  përmes ngjitësit e ngjisin orizin ose kokosin me ngjyra në ta, sipas imagjinatës, kreativitetit  apo dëshirës së tyre.

– Fëmijët mund të përdorin edhe plastelinë të prodhuar në kushte shtëpie për të përgatitur zogjtë.  Pasi punohet zogu me plastelinë, mbi të i vendoset orizi ose kokosi me ngjyra. Përmbylleni aktivitetin  me një këngë për zogjtë apo duke biseduar me  fëmijët për rëndësinë e zogjve në natyrë.