Piktura e orizit
Ky është një aktivitet i preferuar dhe i testuar në mesin e fëmijëve, piktura me oriz është qesharake dhe sjell kënaqësi gjatë përgatitjes. Aktiviteti ndihmon në përmirësimin e krijimtarisë së fëmijës.
Fillimisht, lexoni bashkë me fëmijën një përrallë apo ndonjë storie për zogjtë me qëllim që të rrisni interesimin e fëmijëve për aktivitetin në vazhdim. Përfshijeni fëmijën në tregim duke e pyetur më shumë për zogjtë, madhësinë e tyre, llojet që fëmijët i kanë parë, ngjyrat etj.
Për këtë aktivitet nevojitet oriz ose kokos me ngjyra, ngjitës, ngjyrues, pjatë letre, laps, plastelinë prej brumi, disa shkopinj, pe.
-Fëmija fillimisht ngjyros orizin dhe e lë të thahet. Në vend të orizit mund të përdorë edhe kokos me ngjyra.
– Fillimisht fëmijët vizatojnë katër zogj (pëllumba etj) në një karton.
– I presin me gërshërë dhe pastaj përmes ngjitësit e ngjisin orizin ose kokosin me ngjyra në ta, sipas imagjinatës, kreativitetit apo dëshirës së tyre.
– Fëmijët mund të përdorin edhe plastelinë të prodhuar në kushte shtëpie për të përgatitur zogjtë. Pasi punohet zogu me plastelinë, mbi të i vendoset orizi ose kokosi me ngjyra. Përmbylleni aktivitetin me një këngë për zogjtë apo duke biseduar me fëmijët për rëndësinë e zogjve në natyrë.