Peshkatari dhe mbreti i detit

Materialet dhe mjetet: pjatë letre, letra me ngjyra, gërshërë, ngjitës etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Është mirë që së pari të lexohet tregimi nga prindi apo kujdestari për t’u zgjeruar më tej për pasuritë e detit.

Na ishte një peshkatar. Ai shkonte çdo ditë për të zënë peshq. Një ditë rrjeta i zuri një gjë të rëndë. Brenda saj peshkatari pa diçka të rrumbullakët me trup të mbuluar me luspa, me sy të mëdhenj e të gjelbër.“Kush je ti?”, e pyeti peshkatari.“ Unë jam mbreti i detit. Në qoftë se më lëshon, do të dhuroj çfarë të duash: guaska, yje deti, thesare me gurë të çmuar që gjenden në detin tim”. Peshkatari nuk bindej. Atëherë mbreti i detit i dha një mulli që bënte çudira. Ai i plotësonte të gjitha dëshirat e peshkatarit. Një ditë, në shtëpinë e peshkatarit erdhi një tregtar. Ai udhëtonte shumë për të blerë kripë. Peshkatari mori mullirin dhe tha: “Mulli, mbush tavolinën plot me gjellë të shijshme!” Tavolina u mbush plot me gjëra të shijshme, si peshk, karkaleca , midhje etj. Pasi hëngri mirë, tregtari i tha peshkatarit se sa shumë prodhime ka deti.“ Po kripë, a mund të më japë mulliri?” Sa shtypi sustën peshkatari, makina e tregtarit u mbush me kripë deti. Pra, deti ka edhe kripë.

Merret një pjatë plastike e cila ngjyroset me ngjyrë të kaltër apo mbulohet me letër të kaltër. Prindi apo kujdestari pret me gërshërë një pjesë në formë trekëndëshi e cila më pas do të ngjitet pas për të formuar bishtin e peshkut.

Në letrat me ngjyra do të kopjohen me ndonjë send forma rrethore të cilat do të palosen përgjysmë. Prindi apo kujdestari vizaton disa vija në pjatë ku do të vendosen luspat. Përgatitet syri nga letra dhe me ngjitës vendoset sipër gojës. Renditja e ngjyrave të luspave bëhet sipas dëshirës së fëmijës. Në fund, fëmija e emërton peshkun e tij/ saj dhe tregon historinë e peshkut.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.