Përralla për borën
Të dashur prindër, të fillojmë javën duke ia treguar fëmijëve një tregim lidhur me borën dhe procesin e krijimit të borës duke e aktivizuar imagjinatën e tyre, sepse ne ditët e javës në vazhdim do të eksperimentojmë me borën dhe ujin si dhe do të luajmë lojëra të ndryshme. Fillimisht le ta nxisim kureshtjen me përralla dhe imagjinatë, e më pas në ditët në vazhdim të tregojmë me eksperimente si bëhet bora për fëmijët tanë.
Përralla:
Rita është një vajzë që e adhuron dimrin shumë dhe koha me borë është e preferuara e saj. Pyetni fëmijën tuaj: Po ti cilën stinë e do më shumë? Pse? (pasi marrim përgjigjet, vazhdojmë me përrallën).
Pyeteni: Stina vendos që çdo natë para se të flejë të kërkojë nga babagjyshi që të bie borë sa më shpejtë, po ti çka kërkove nga babagjyshi? Vazhdoni komunikimin me fëmijën duke e bërë përrallën me interaksion.
Vazhdojmë me përrallën: Një mëngjes, kur Rita kur zgjohet nga gjumi, nga dritarja e dhomës e pa që jashtë çdo gjë është mbuluar nga bora dhe shumë e lumtur zgjohet dhe shkon tek prindërit e saj dhe u thotë: “Mami, babi, babagjyshi ma plotësoi dëshirën, bora po bie, urraaaa!”.
Prindërit i thonë: “Po zemra ime, babagjyshi ta ka plotësuar ty dëshirën duke e kthyer ujin në borë!”, e Rita, shumë e habitur, fillon të qeshë edhe thotë: “Mami, çka po thua kështu, si mund të bëhet uji borë?”, ndërsa nëna i përgjigjet: “Po pra zemër, për të rënë bora, duhet të krijohet një proces magjik, sepse pikat e shiut lart në re, kur është shumë ftohtë, bëhen borë dhe bien në tokë”. Përsëri inkuadroni në përrallë fëmijën tuaj duke e pyetur, “A të duket kjo interesant? Çka ka ndodhur me shiun? Si u bë borë? Uaa! Edhe Rita kështu si ti u habit shumë kur e kuptoi që shiu shndërrohet në borë. Më pas Rita e pyeti nënën e saj: Mami po bora a bëhet shi prapë? Mami i tha: po, bora shkrihet nga dielli dhe bëhet ujë. Mos harro Rita, shiu nga ftohti bëhet borë, e bora nga nxehti bëhet ujë si shiu”.
Pastaj thoni fëmijës: “Le t’ua tregojmë këtë përrallë edhe të tjerëve së bashku, të habiten edhe ata sikur Rita dhe ti”. Lejoni hapësirë të mjaftueshme që fëmija juaj vetë ta tregojë përrallën nga fillimi deri në fund për familjarët tjerë në mënyrë që të fitojë aftësitë shprehëse.