Zbulojmë tinguj

Materialet dhe mjetet: enë të ndryshme dhe një lugë druri.

Zhvillimi i aktivitetit: Ne jemi qenie të zhurmshme dhe zbulimi i tingujve tek fëmijët është një lojë shumë argëtuese për ta.

Të gjitha enët e pastra dhe të sigurta që i keni në shtëpi sot vendosini në dysheme rreth e qark fëmijës suaj. Jepini në dorë një lugë druri dhe prisni. Merrni edhe ju një lugë druri dhe ndiqni hapat e fëmijës duke i rënë një nga një enëve që i keni vendosur dhe duke reaguar ndaj tingujve.