Përralla “Joni që do të bëjë Kosovën një vend më të mirë”
Zhvillimi i aktivitetit: Filloni duke lexuar përrallën me fëmijën tuaj dhe duke treguar fotografinë në telefon. Si çdo takim të mëngjesit në kopsht, edhe sot edukatorja vendosi t’i pyes diçka interesante fëmijët.
Cila është ëndrra juaj? Ajo se çka doni të bëheni kur të rriteni? – thotë edukatorja. Të gjithë fëmijët filluan të flisnin me radhë, njëri kuzhinier, tjetri doktor, e tjetra shitëse.
Kurse Joni tha: Unë dëshiroj ta bëj Kosovën një vend më të mirë dhe dua t’i ndihmoj. Të gjithë fëmijët u habitën, disa edhe qeshën dhe e pyetën: E si do ta bësh ti këtë? Joni shprehet: Po ja, nuk është shumë e vështirë, së pari unë do i dëgjoj prindërit e mi dhe edukatoren e kështu bëhem djalë i mbarë, pastaj unë asnjëherë nuk do ju ngacmoj juve dhe nëse e bëj pa dashje do përdor gjithmonë fjalët magjike, kështu bëhem djalë i sjellshëm, do të mësoj shumë që vendi im të ketë një nxënës të mirë, e kur të rritem, cilëndo punë që do e bëj unë do e bëj mirë në mënyrë që ta bëj Kosovën një vend më të mirë. Me të qeshura, Luna i thotë: Po mirë Joni, e si do e bësh Kosovën vend më të mirë kur ti dëshiron të bëhesh kuzhinier dhe jo president? Joni i përgjigjet: Por cilado punë që ne do e bëjmë, nëse e bëjmë mirë, do e bëjë Kosovën një vend më të mirë, p.sh. unë do bëhem kuzhinieri më i mirë në botë dhe e gjithë bota do të vijë në vendin tonë për t’i shijuar ushqimet e mia.
Kështu, të gjithë fëmijët filluan ta kuptojnë dobinë e punëve dhe se si mund t’i ndihmojnë ata vendit të tyre.