Libri im i veshjeve 

Materialet dhe mjetet: disa letra kartoni, rroba të fëmijës prej se ka qenë i/e vogël e deri sot, lidhëse këpucësh ose fjongo, pak ngjitës.

Zhvillimi i aktivitetit: E keni menduar ndonjëherë të bëni një libër të veshjeve për fëmijën tuaj? Provoni ta bëni sot së bashku me fëmijën. Ofroni fëmijës disa nga veshjet që ka pasur prej se ka qenë i/e vogël e deri sot. Kujtoni së bashku moshën kur i ka veshur … i thoni që të zgjedhë 4-5 prej tyre, që nuk i vesh më dhe i pëlqejnë që t’i ruajë.

Secilën prej veshjeve fëmija e ngjit në secilën letër kartoni me kujdes. Pasi i ka ngjitur të gjitha veshjet, ju ndihmojeni që t’i vendosë njëra mbi tjetrën duke filluar prej veshjes kur ka qenë i/e vogël. Më pas, lidhini letrat e kartonit me veshje në njërin skaj, sikur një libër.

Sigurohuni që letra e parë të jetë bosh, dhe pasi ta keni lidhur librin, pyeteni fëmijën se çfarë dëshiron të vendosë në kapakun e librit të veshjeve të tij/saj: dorën e ngjyrosur? Një fotografi? Shkronjën e parë të emrit? …..le ta zgjedhë vetë fëmija juaj.?