Përralla e festave
Zhvillimi i aktivitetit: Sot Mira dhe Troi u zgjuan nga shtrati me shumë kënaqësi dhe shumë gëzim. Mira veshi fustanin më të bukur që kishte dhe Troi vendosi kordelen mbi këmishën e tij. Kur zbritën në dhomën e ndenjes nuk ishte askush dhe për një çast fëmijët u frikësuan shumë. Ku janë? Askush nuk ishte zgjuar ende sepse Mira dhe Troi nga gëzimi i festës së 8 Marsit janë zgjuar shumë herët.
Ata shkuan në dhomën e prindërve për t’i zgjuar nga gjumi. Mami, babi, zgjohuni, sot është 8 Marsi, sot është festë. Prindërit e habitur u zgjuan dhe filluan të qeshin me zë të lartë. Mira dhe Troi të nervozuar pak dhe të habitur pyetën prindërit: e pse po qesheni, çka ndodhi që nuk po e festojmë festën sot? Prindërit me shumë dashuri dhe përqafime kaluan tek dhoma e ndenjes dhe ua shpjeguan fëmijëve të tyre që kanë gabuar datën dhe se sot është 1 marsi dhe jo 8 Marsi, por ne çdo ditë kemi arsye për të festuar, andaj ejani të festojmë ashtu siç doni ju. Të këndojmë, të vallëzojmë dhe të falim gjëra që kemi në shtëpi për njërin-tjetrin. Mira dhe Troi e kishin një ide tjetër e thanë: atëherë, pasi ne u zgjuam më herët sot, do të përgatisim ne mëngjesin për ju.
Pak bukë, pak djathë dhe çaj, ata përgatitën mëngjesin më të mirë për prindërit e tyre, ku kaluan një ditë shumë të mirë. Për të gjithë ne, kur jemi shëndosh, çdo ditë është festë dhe çdo ditë kemi arsye të festojmë.
Flisni me fëmijët tuaj për mesazhin e kësaj përralle.