Pemët në pranverë
Sot kur të dilni jashtë me fëmijët, vrojtoni pemët që keni afër. Fëmija mund t’i shikojë pemët edhe nga dritarja e banesës.
Bisedoni me fëmijët dhe pyetini për ndryshimet që pësojnë pemët në pranverë.
– Jepni fëmijës fletë të bardha, lapsa me ngjyra, ngjitës, dhe çdo material tjetër që fëmija mund ta përdorë për ta vizatuar apo ngjitur një pemë.
– Për pemën apo lulet e saj, fëmijët mund të përdorin çfarëdo materiali që e keni në shtëpi apo edhe materiale të mbledhura jashtë.
– Mos e kufizoni fëmijën në kreativitetin e tij/saj për pemën apo lulet që do t’i krijojë.
– Fëmija mund ta ngjyrosë pemën edhe përmes një pambuku të vogël apo edhe me gishtat e tij/saj.
– Mund të vendosë edhe fruta të ndryshme të cilat rriten në pemë.