Ndërtojmë  forma

Sot do t’ju duhen: shkopinj të vegjël të drurit, plastelinë prej brumi ose topa të vegjël prej folies së aluminit, rrëmojca të dhëmbëve, pastrues të veshëve ose pipa për ujë, dhe kapëse për tharjen e rrobave.

– Fëmija mund të krijojë forma të ndryshme duke manipuluar me mjetet që ka në dispozicion

– Kërkoni që fëmija ta zgjedhë një formë që është në shtëpi dhe të përpiqet ta bëjë atë

– Ju mund t’i tregoni fëmijës modele të formave të ndryshme dhe fëmija të provojë t’i bëjë ato

– Për secilën formë që fëmija krijon, kërkoni që ta emërtojë, dhe të gjejë  forma të tilla në ambientin e shtëpisë. Pastaj të tregojë cilat forma janë më të mëdha e cilat më  të vogla, cilat forma janë më larg e cilat janë më afër, etj.