Oktapodi

Materialet dhe mjetet: Shishe plastike uji, pipa lëngjesh, kapëse letrash etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: Si lëvizin kafshët e ujit? A mund të notojnë jashtë ujit? Pse? Po oktapodi si lëviz? etj.

Merret një shishe e ujit e mbushur me ujë, me një hapësirë pak pa u mbushur plot. Pipat e lëngjeve me ngjyra (mund të jenë edhe vetëm të një ngjyre) te pjesa e lakuar ndahen në gjysmë dhe priten me gërshërë. Merren dy-tri kapëse letrash të cilat lidhen mes vete dhe kapen për të dy pjesët e lakuara të pipit të lëngut. Sipas mundësisë vendosen edhe sytë, por në mungesë mund të punohen me ngjitës të lëngët duke e përzier me ngjyrë të bardhë. Punohen tre oktapodë dhe futen në shishen me ujë. Shishja poshtë shtypet me të dy duart dhe yjet ngrihen lart, kur duart nuk ushtrojnë shtypje, oktapodët bien poshtë.

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.