Ngjyrat e mikrobeve

Materialet dhe mjetet: letër, pipëza, ngjyra të ujit.

Zhvillimi i aktivitetit: Pasi të keni biseduar me fëmijën se çfarë janë mikrobet dhe si shpërndahen ato, ju mund ta realizoni këtë aktivitet arti përmes të cilit do ta ndihmoni fëmijën t’i njohë dhe emërtojë ngjyrat.

Në një letër të bardhë vendosni pika të ngjyrave të ujit dhe kërkoni fëmijës që të fryjë me pipëz përmbi ngjyrë. Ngjyra do të shpërndahet dhe do të marrë formë të çrregullt. Me anë të një ngjyre apo markerit të zi ju mund t’i vizatoni sytë në mënyrë që njollat e ngjyrës të duken sikur mikrobe. Shikojeni videon këtu.