Nga uji i ngrohtë dhe akulli i ftohtë krijojmë shiun
Materialet dhe mjetet: Kavanoz i zbrazët, pjatë, ujë i nxehtë
Zhvillimi i aktivitetit: Të dashur prindër, sot kemi një eksperiment shumë të thjeshtë dhe të lehtë për fëmijën tuaj, po aq dhe interesant.
Ju mjafton t’ia shpjegoni fëmijës suaj që sot me ndihmën e ujit dhe akullit do të formojmë shiun. Thoni fëmijës: “Eja ta bëjmë së bashku!”. Tregojani fotot më poshtë duke ia dhënë fëmijës idenë e eksperimentit para se të filloni.
Është shumë e rëndësishme që gjatë gjithë procesit fëmija të jetë pjesë aktive në eksperiment.
Merrni një kavanoz të zbrazët dhe mbusheni me ujë të nxehtë, ndërsa nga fëmija kërkoni që mbi kavanoz të vendosë një pjatë në vend të kapakut dhe prisni për 1 minutë. Pastaj, mbi pjatë shtoni copat e akullit dhe prisni të ndodhë mrekullia. Uji brenda kavanozit do të pikojë nga pjata si shi dhe fëmija do ta shohë se si nga uji dhe akulli e shndërruat shiun së bashku.
Flisni me fëmijën për këtë eksperiment dhe inkurajojeni për ide tjera. Lejoni fëmijën tuaj të shtojë ngjyra apo çfarëdo që ka në mendjen e tij/saj për ta formuar shiun e tij/saj të preferuar.