Në pishinë notoj si peshk
Noti është sporti që ofron më shumë përfitime për secilin prej nesh, e sidomos për fëmijët.
Planifikojeni ditën sot për të shkuar në pishinë. Sigurohuni që fëmija të ketë kapele dhe ta lyeni me krem kundër rrezeve të dëmshme të diellit.
Nëse nuk keni mundësi, krijojeni një ‘pishinë’ në shtëpi, banesë. [në vaskë, një pishinë plastike, një legen të gjerë, etj].
Ju mjafton pishina [ose pishina e improvizuar] dhe kujdesi juaj për fëmijën, ndërsa fëmija do të provojë të notojë, të zhytet, të pluskojë mbi ujë shumë herë dhe sigurisht që do të kënaqet shumë.
Këto eksperienca janë shumë të nevojshme për më vonë kur fëmija të fillojë ta mësojë notin.