Kërcej sikur lepur

Fëmijëve u pëlqejnë lojrat në lëvizje e sidomos ato kur shoqërohen me të qeshura. Kjo është edhe një mënyrë e mirë për ta shpenzuar energjinë e tyre në gëzime të lojës.

Për këtë lojë nevojitet një thes i patateve apo një thes i qepur me material stofi për lojë, por mund të përdoren edhe çanta dore për zarzavate ushqimore të cilat janë të gjera për lëvizje të lirë të fëmijës.

Caktohet vija e fillimit me një  shirit dhe po ashtu edhe vija e arritjes.

Me numërimin 1,2,3 fëmija fillon të kërcejë si lepur deri tek arritja në vijën e finishit/mbarimit..

Nëse loja zhvillohet me më shumë fëmijë atëherë merret një lodër si stafetë dhe fëmija që arrin i pari e merr lodrën.

Në mungesë të ambientit të jashtëm mund të luhet edhe loja “Patinazhi”. Për këtë lojë nevojiten pjata letre, gazeta apo edhe letra të thjeshta por që duhet të jenë më të mëdha se këmba. Fëmija ecën nëpër dysheme pa e larguar këmbën nga pjata apo gazeta.