Zbuloj sportin që më pëlqen

Fëmijës mjafton t’ia lejosh që të luajë dhe ai/ajo do të kënaqet e do të na tregojë se cili prej aktiviteteve sportive i pëlqen më shumë.

Tregojani fëmijës figurën në vazhdim, ose çdo material tjetër që e keni në shtëpi që ka lidhje me sportet. Bisedoni së bashku për llojin e sportit dhe kërkoni t’ju tregojë se cili prej tyre i pëlqen më shumë.

Ofrojini figurat e topave të ndryshëm dhe le ta gjejë se cili sport luhet me cilin top.

Më pas luani së bashku në sportin që fëmija ka zgjedhur për sot.