Mos u rrëzo

Për këtë lojë shumë argëtuese ju duhen disa forma të  madhësive të ndryshme me ngjyra të ndryshme, me litar, jastëk etj.

– Format e ndryshme i punoni së bashku, të tilla si katrori, rrethi, forma e zemrës, trekëndëshi, lulja etj. Format duhet të jenë të vogla. Vendosni këto forma në dysheme dhe kërkoni nga fëmijët të kërcejnë mbi to. Me udhëheqjen tuaj fëmija duhet të kërcejë në formën e kërkuar dhe me ngjyrën e kërkuar [për shembull: kërce mbi lulen e kuqe],

– Ju mund ta bëni këtë lojë, duke i vendosur në dysheme dy jastëk. Ju dhe fëmija hipni mbi jastëk dhe bëni mundje me njëri-tjetrin derisa njëri nga ju të rrëzohet. Këtë lojë fëmija mund ta bëj edhe me motrën apo vëllain,

– Ju mund të lidhni njërën këmbë të fëmijës suaj dhe njërën këmbë tuajën dhe ecni duke kërcyer nga një vend në një vend tjetër,

– Një mënyrë tjetër është kur fëmija të hip mbi çarçaf dhe ju ta tërhiqni, duke u kujdesur që fëmija të mos rrëzohet.