Mini Pica

Ky aktivitet është mënyrë e mirë për ta përfshirë fëmijën në përgatitjen e ushqimit dhe për ta nxitur kreativitetin e tij.

Materialet: brumë, sos domatesh, djathë i grirë, dhe perime sipas dëshirës.

Ndihmoni fëmijës ta shtrijë brumin në formë rrethi dhe pastaj ta shpërndajë sosin e domates dhe djathin.

Lejojeni fëmijën të zgjedhë se çfarë do të vendosë në picë nga perimet që i keni përgatitur me herët. Një ide mund të jetë që të krijoni fytyra me anë të perimeve, p.sh të formoni sytë me ullinj, gojën më një pjesë speci etj.  Pyesni fëmijën nëse dëshiron të përgatisë nga një picë të vogël për secilin anëtarë të familjes. Piqni picat dhe të paktën një vakt e hani tërë familja së bashku. Të njëjtin aktivitet mund ta bëni edhe kur përgatitni tost apo palpeta.