A e mbajte mend?

Ndihmoni fëmijën tuaj ta zhvillojë kujtesën vizuale me këtë lojë derisa në të njëjtën kohë e ekspozoni ndaj frutave dhe perimeve të ndryshme të stinës së vjeshtës. Fëmija juaj do të eksplorojë ngjyra dhe tekstura të ndryshme të frutave dhe perimeve të cilat do t’i shfrytëzoni për lojë.

Materialet: pemë dhe perime të stinës së vjeshtës.

Tregoni fëmijës tuaj 3 ose 4 pemë ose perime të stinës së vjeshtës. Nxiteni që t’i emërtojë ato, t’ju tregojë çfarë shije kanë, cilat i pëlqen më shumë e cilat jo, çfarë ngjyrë kanë apo karakteristika të tjera të tyre.

Më pas, udhëzojeni fëmijën t’i mbyllë sytë, ose ta lidhë një shall apo pecetë rreth syve. Ndërkohë,  ju largoni një pemë ose perime. Sfidoni fëmijën tuaj të kujtohet dhe t’ju tregojë se cila nga pemët ose perimet mungon dhe ku ishte e vendosur?   Ju mund edhe ta shtoni numrin e frutave apo perimeve…Përsëriteni këtë disa herë. Luajeni këtë lojë edhe ju së bashku me fëmijën.