Me çarçaf dhe tesha, flamuri im në dhomë
Materialet dhe mjetet: Një çarçaf i kaltër, nëse nuk keni të kaltër mund të jetë edhe i bardhë, fletë të bardha dhe gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet e mëson fëmijën të krijojë gjëra me mjetet e shtëpisë. Nëna të dashura, për të nxitur kreativitetin tek fëmijët është e rëndësishme t’i udhëzoni me fjalë të shkurtra, pa marrë pjesë aktivisht në aktivitete, rrini dhe bëhuni pjesë e aktivitetit për të kaluar kohë bashkë me ta. Duhet të keni një çarçaf të madh ku i tregoni fëmijës që sot po e bëni flamurin më të madh në Kosovë, e ai do të jetë në shtëpinë tonë. Fëmija e shtron vetë çarçafin në tokë dhe inkurajojeni atë që të gjejë një bluzë të verdhë në shtëpi apo peshqir për ta bërë hartën e Kosovës, si dhe gjëra të bardha në shtëpi për t’i bërë yjet. Sa ma shumë që fëmija mundohet të kërkojë gjëra nëpër shtëpi, aq më shumë e arrin qëllimin aktiviteti i sotëm.