Mbreti luan – maska
Materialet dhe mjetet: Gjethe vjeshte, letër të bardhë dhe ngjitës
Sot do te krijojme një maskë me fytyrën e luanit. Përkëtë aktivitet na duhen gjethe të thata të cilat duhet ti mblidhni së bashku me femijën në mjedisin përrreth shtëpisë, ndërkohë që një karton e presim në formë të rrumbullakët, ose mund të përdorim pjatë të letrës ose plastikës. Ndërkohë fëmiu vizaton pjesët e tjera të fyryrës me marker të zi. Një pjesë të kartonit e përdorim për të bërë hundën dhe mustaqet e luanit.
Pastaj me kujdes i ngjitim fletët e thata përrreth kartonit apo pjatës së letrës. E lëmë për 30 minuta të ngjitet. Gjithashtu maskës mund t’ia vendosim një shkop për ta mbajtur me dorë, ose mund ti vendosim një lidhëse nëse maska është bërë me pjatë letre apo plastike.