Macja dhe miu

Zhvillimi i aktivitetit: Luani këtë lojë argëtuese me fëmijën tuaj që të njëjtën kohë të argëtoheni dhe që fëmija t’i ushtrojë muskujt e mëdhenj.
Tregoni fëmijës se do të luani një lojë, ku ju jeni një mi i vogël dhe ai është një mace që do të të ndjekë. Thuaji se miu bën “skuik skuik” ndërsa macja bën “mjau, mjau”.
Zbrit në dysheme dhe thuaj: “Ti nuk mund të më kapësh!”. Fillo të zvarritesh shpejt dhe inkurajo fëmijën që t’ju ndjekë duke ua imituar lëvizjet dhe mjaullitjen e maces. Zvarrituni prapa mobileve, poshtë tavolinave dhe në dhoma të ndryshme.
Kur fëmija juaj e kupton lojën, ndërroni rolet.
Bisedoni me fëmijën se si minjtë jetojnë në hambarë ku ka misër (në fshatra) dhe se shpeshherë macet iu ndihmojnë fermerëve për t’i kapur minjtë që të mos e dëmtojnë drithin apo ushqimet tjera.