Lulet në vazo
Zhvillimi i aktivitetit: Sot provojeni këtë aktivitet tërheqës për fëmijën. Preni një karton në formë të zemrës apo formave tjera gjeometike. Mund ta dekoroni kartonin edhe në formë të vazos. Në kartonin të cilit i keni dhënë formën sipas dëshirës tuaj bëni disa vrima të vogla. Pastaj dilni në natyrë së bashku me fëmijën dhe mblidhni luleradhiqe e vendosni neper vrimat e kartonit. Ky aktivitet me siguri do të lërë një përshtypje për një kohë të gjatë te fëmija. Është shumë i lehtë për t’u realizuar dhe kur të përfundojë duket shumë i bukur dhe jep një ndjenjë të butë në dorën e fëmijë kur e prekë sipërfaqen e mbuluar me lule. Ju mund ta ruani kartonin dhe ta përdorni edhe herave tjera kur të dilni për shëtitje.