Luajmë me rërë
Nëse jeni në pushime, rëra e detit është e mrekullueshme që fëmija të luajë me të, të ecë mbi të, të krijojë forma të ndryshme e të zvarritet në të.
Por edhe nëse nuk jeni me pushime në det, ju mund ta krijoni rërën në shtëpi me vetëm dy përbërës:
8 filxhanë me miell
1 filxhan me vaj për bebet.
Hidhini këto në një tas dhe lejojeni fëmijën t’i përziejë bashkë deri sa të fitojë rërën.
Më pas, lejojeni që përmes imagjinatës të krijojë me rënë çfarëdo që dëshiron. Gjatë procesit, pyeteni se çfarë po bën dhe a ka nevojë për ndihmë, përgëzojeni kur është duke krijuar etj.
Vendosini të gjitha punimet me rërë mbi tavolinë ose në një vend të dukshëm dhe tregojuani të gjithë të afërmve tuaj çfarë ka krijuar fëmija sot.