Sandviçi në formë peshku

Idetë e gatimit për temë nga plazhi janë mjaft argëtuese por në të njëjtën kohë edhe ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të tyre matematikore dhe i ndihmojnë ata të mësojnë se si të ndjekin udhëzimet. Gjithashtu, lejoni një bisedë të shkëlqyeshme!  Bëni shumë pyetje ndërsa gatuani me fëmijët tuaj për të inkurajuar bisedën! Sigurohuni që të bëni pyetje specifike me tematikë ndërsa bëni këta sandviçë argëtuese!

Për këtë aktivitet do t’ju duhen dy feta buke, sallatë, djathë, dy ullinj të zinj, dhe mund të shtoni sipas dëshirës, proshutë, tuna peshk apo çfarëdo që fëmija dëshiron të ketë në sandviçin e tij/saj.

Fillimisht, së bashku me fëmijën mundohemi t’u japim dy fetave të bukës formën e peshkut. Fëmija, me ndihmën tuaj, e lyen fetën e bukës me gjalpë apo vaj ulliri, sipas dëshirës. Vendosim fletën e sallatës të cilës I japim formën e peshkut, gjithashtu. Fëmija duhet ta presë me gërshërë, me ndihmën tuaj. Pastaj, vendosim edhe produktet e tjera. Në fund vendosim kokrrën e ullirit mbi sandviç për të shijuar formën e peshkut me sy. Peshku rritet si në lumë, liqe po edhe në det. Me këtë rast ju mund t’i tregoni fëmijës se sa e rëndësishme është ruajtja e lumenjve pasi peshqit dhe bota e gjallë në lumenj zhduken nga papastërtia.

Ky është një aktivitet I cili e ndihmon fëmijën të kuptojë kafshët e ujit por edhe ndihmon kreativitetin e fëmijës si dhe kujdesin ndaj ushqimeve të shëndetshme.