Luajmë e vrapojmë sipas kubit

Për lojën e sotme ju nevojitet një kub, të cilin mund ta krijoni edhe vetë. Merrni një patate të vogël, priteni në formë të kubit dhe vendosni pikat me marker ose laps të zi.

Për secilin  numër vijojnë këto aktivitete:

1 pikë – ec pesë hapa vetëm me një këmbë

2 pikë – vrapo në vend duke numëruar deri në 10

3 pikë – ulu dhe ngritu 10 herë

4 pikë – vallëzo dy minuta me këngën tënde të preferuar

5 pikë – përkulu dhe prek majat e gishtave të shputave

6 pikë – bëj sikur fluturon deri në 10 herë

– Fëmija hedh kubin dhe cili numër të qëllojë,  atë veprim do ta bëjë.

– Më pas ju e hidhni kubin dhe ndërroni rolet. Kështu veproni derisa fëmija t’i ketë bërë të gjitha aktivitetet e kubit.

– Edhe nëse lodhet, nxiteni fëmijën që ta përfundojë

Kjo lojë  mund të bëhet edhe jashtë në natyrë, edhe me fëmijë të tjerë, por duke pasur shumë kujdes që të respektohet distanca sociale.