Lojra familjare

Zgjedh cila lojë të pëlqen:

  1. Larja e lodrave: Mbushni një lavaman, ose një enë plastike me ujë. Siguroni një peshqir dhe një kuti lodrash të cilat fëmijët mund t’i lajnë (lodrat elektronike nuk duhet të përfshihen në këtë aktivitet). Hidhni lodra plastike, makina të vogla, kafshë plastike, lodra në formë ushqimesh, çelësa plastikë, etj., dhe lërini fëmijët tuaj t’i pastrojnë dhe t’i fshijnë ato. Kafshët prej pellushi [arushin, qenushin, lepurushin, etj.] mund t’i vendosni së bashku për t’i larë në lavatriçe.
  2. Qëlloj në shenjë: Vendosni një kuti kartoni ose plastike mbi një tavolinë, ose bëni një shenjë me ngjitës në një lartësi të caktuar [1 metër mbi dysheme]. Jepini fëmijës topa të butë, ose nëse nuk keni, krijoni vetë topa prej letre ose bëni topa prej çorapeve. Kërkoni që fëmija t’i hedhë topat në kuti apo në shenjë. Luani edhe ju së bashku me fëmijën.
  3. Kutia e shqisave: në një kosh ose në një tas pak më të thellë plastik, hidhni oriz ose makarona të vogla, apo mund të përdorni edhe misër ose miell [përgatituni sepse do të bëhet pak rrëmujë me miell]. Në këtë masë fshihni objekte të vogla dhe jepini fëmijës një lugë për të gërmuar dhe për ta gjetur objektin të cilin ju ia kërkoni. Fëmija nuk duhet t’i gjejë objektet me dorë, por vetëm me lugë.

Këto lojra zhvillojnë koordinimin, shqisat, këmbënguljen dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve si dhe higjienën.