Loja me fije peri
Materialet dhe mjetet: kuti kartoni, ndonjë mjet i fortë për shpimin e vrimave, fije peri për xhemperë.
Zhvillimi i aktivitetit: merreni një kuti kartoni dhe e preni një bredh të thjeshtë (si në modelin në foto), pastaj hapni vrima rreth bredhit me një mjet të fortë apo edhe me majën e gërshërëve. Pasi t’i keni hapur vrimat, merrni një fije të gjate të perit të trashë që përdoret për punimin e xhemperëve, të cilën do ta bëni më parë me ngjitës në majë që të forcohet dhe ta ketë më të lehtë fëmija që ta kalojë nëpër vrimat e hapura, ose nëse keni lidhëse të këpucëve apo ndonjë shirit dekorativ, për fëmijën do të jetë edhe më e lehtë. Pastaj fëmija të mundohet ta kalojë perin nëpër vrima deri sa të dëshirojë, e nëse ka vështirësi mos e lejoni të dorëzohet por ndihmojeni duke e stimuluar me fjalë që të këmbëngulë deri sa ta realizojë aktivitetin.