Materialet e nevojshme. Një shirit i letrës në të cilën janë vendosur disa ngjyra të vizatuara me ngjyra druri apo uji.  Materialet e tjera të nevojshme merren nga mjedisi ku jeton fëmija. 

Për këtë aktivitet fillimisht ndërtojmë shiritin e ngjyrave. Për ketë lejojeni fëmijën të zgjedh ngjyrat e tij të preferuara, dhe t’i vendosi në shirit sipas dëshirës së tij, si dhe  përsa i përket formës. Mund të bëjë forma të ndryshme me ngjyra të ndryshme. 

Shiriti vendoset në tavolinë apo dysheme dhe i kërkoni fëmijës që të përputh ngjyrën me ndonjë objekt i cili gjendet në mjedis, apo mund të bëj përputhjen edhe vetëm me formën, dhe është ideale kur bëhet përputhja në të dy komponentët. 

Materialet mund të eksplorohen në mjedisin e shtëpisë ose edhe jashtë saj. 

Në fund diskutohet me fëmijën për cilësitë dhe funksionin e objekteve të cilat i ka përzgjedhur. Lejojeni fëmijën edhe të gabojë, kështu që të keni mundësi të fokusoheni në diskutim me të për të përforcuar mësimin e formave dhe ngjyrave si dhe klasifikimin e objekteve sipas cilësisë së tyre.  Në fund mund të bëni një fotografi që fëmija ta ruaj si kujtim të aktivitetit.