Mjetet e nevojshme: Fotografi me pozita të ndryshme të trupit të njeriut ose ndonjë kafshe, dhe një zar (kub) me numra.

Aktiviteti: Fillimisht kërkohet të krijoni një grup, prindër-fëmijë, shokë-shoqe–mësuese etj. Fotografitë me pozita të trupit duhet t’i rendisni në tokë në anën e bardhë ku nuk shihen, pastaj zgjidhni një nga ato për të parë se cila pozitë e trupit ju ka rënë si detyrë. Tani ju duhet të hidhni zarin në tokë për të parë sekondat që ju kanë rënë, 5 sekonda, 6 sekonda apo 10. Qëndroni në atë pozitë për sekondat e caktuara dhe në këtë mënyre do të fitoni lojën. Loja preferohet të zgjasë 15-20 minuta. Në këtë mënyrë ju do të sfidoni fëmijën tuaj në nivelin fizik dhe inkurajoni aftësitë e ekuilibrit dhe koordinimit të trupit.