Materialet e nevojshme: Rrathë me ngjyra të ndryshme dhe shkopinj.
Aktiviteti: Vendosim në tokë rrathët afër njëra tjetrës dhe marrim shkopinjtë të cilët do t’i vendosim brenda rrathëve, në pozita të ndryshme. Shkopinjtë do të shërbejnë për ndërrimin e pozitës së këmbëve gjatë kërcimit, e në këtë mënyrë fëmijët do të arrijnë një koordinim me të mirë të lëvizjeve dhe do të kënaqen duke e ndjekur lojën deri në përfundimin e saj.
Vazhdoni lojën disa herë, duke bërë gara në mes dy fëmijëve.
Kjo lojë do t’ju mundësoj fëmijëve aftësim më të mirë të shkathtësive motorike, të cilat janë shumë të rëndësishme në jetën e tyre.