Materialet e nevojshme: Shishe plastike ose kunja, një top me madhësi mesatare.
Aktiviteti: Loja boulling është kënaqësi e jashtëzakonshme për fëmijën, sepse përjeton gëzim gjatë kohës kur luan, dhe në të njëjtën kohë zhvillon aftësitë motorike të fëmijës.
Fillimisht, mësoni fëmijës t’i radhisë shishet ose kunjat në mënyrë të drejtë, dhe kështu fëmija do të ndjehet i rëndësishëm që është duke bashkëpunuar në ndërtimin e lojës. Pastaj merrni topin dhe nga një largësi e shkurtër tentoni që përmes gjuajtjes së topit t’i rrëzoni të gjitha kunjat. Mos e ndalni lojën deri sa të rrëzohen të gjitha kunjat. Nëse dëshironi ta luani lojën në ambiente të jashtme mirëpo jashtë ka frymë, atëherë mund t’i mbushni shishet pak me ujë, gurë të vegjël ose zall, në mënyre që të mos rrëzohen shishet pa e gjuajtur topin.