Flutura
Materialet dhe mjetet: letër, ngjyra, kapëse rrobash.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot ndihmojeni fëmijën të shprehë anën e vet kreative në art, duke bërë një punim në formë fluture.
Merrni një sfungjer të hollë dhe me anë të një litari apo peri lidheni atë në mes. Sfungjeri do ta marrë formën e flutures. Lyejeni sfungjerin në ngjyrë dhe tregoni fëmijës si ta bëjë gjurmën e fluturës në letër me anë të sfungjerit. Lejojeni fëmijën të bëjë sa më shumë gjurmë dhe të lyejë sfungjerin dhe letrën sipas dëshirës. Në rast se nuk keni ngjyra, ju mund të përdorni ujin. Mund ta lagni sfungjerin me ujë dhe me të të bëni gjurmë në letër apo dysheme. Kjo është e përshtatshme për moshat më të vogla dhe do të sillte shumë argëtim për fëmijët.
Ju poashtu mund t’ia ofroni fëmijës ngjyrat, një copë letre të prerë në formë fluture dhe pastruese veshi për t’i dekoruar krahët e flutures sipas dëshirës. Pasi të përfundojë, ndihmojeni fëmijën që ta thyejë letrën në mes duke bashkuar të dy faqet e letrës në mënyrë që ngjyra të shpërndahet në të dy krahët e fluturës. Përdoni një kapëse rrobash për ta kapur letren në mes në mënyrë që fëmija të mund ta kapë dhe të luajë me “fluturën” duke e bërë atë “të fluturojë”.