Lojë sensorike me insekte

Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët kanë nevojë që të ekspozohen ndaj materialeve e teksturave të ndryshme qysh në moshë të hershme. Është e rëndësishme të inkurajohet sa më shumë loja e lirë dhe e zhvilluar sipas dëshirës së fëmijës. Sa më shumë që fëmija është i përfshirë në lojën e tij, duke përdorur imagjinatën e tij, aq më i madh do të jetë përfitimi nga loja në të gjitha aspektet e zhvillimit të fëmijës. Prandaj, sot duke përdorur materiale ushqimore, krijoni mundësi që fëmija juaj të përfshihet ne eksplorimin e materialeve dhe kështu të „sillni“ botën e insekteve në tavolinën e fëmijës.

Mbushni një enë me puding çokollate, ose krijoni një sasi brumi (2 gota miell, 2 gota ujë dhe kakao) dhe shtoni edhe shpageta të ziera pak dhe/ose makarona, si dhe ofroni fëmijës mjete të ndryshme nga kuzhina (lugë, pirun, kapëse ushqimi, etj.) dhe lejojeni fëmijën të luajë i lirë. Mund t’ia bëni disa pyetje për të shtuar kureshtjen e fëmijës për lojë, p.sh gjej dhe nxirr krimbat nga „balta“, të shohim sa krimba ke gjetur, cili krimb është më i gjatë se tjetri, etj.