Letra e rrudhosur
Zhvillimi i aktivitetit: Për fëmijën çdo gjë e sigurt dhe e pastër është lodër….edhe letrat e rrudhosura janë një lojë shumë stimuluese për të. Pra sot, ofrojini letra me të cilat ka qenë e mbështjellë një dhuratë ose letra të bardha të rrudhosura. Lejojeni ta ndjejë letrën në duar, të përpiqet ta hapë, ta grisë, ta mbështjellë më shumë, t’i dëgjojë zhurmat që krijon, etj.