Kush jeton në ujë?

Materialet dhe mjetet: Fletë me ngjyra, kapakë shishesh, ngjitës, marker, laps, ngjyra të ujit, gërshërë etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën se kush jeton në ujë (lumë, liqe, det). Së bashku me fëmijën shikoni ilustrimin dhe gjeni emrat e kafshëve ujore (peshkaqeni, balena, oktapodi, delfini, foka, gaforrja, ylli i detit, breshka e ujit, kandili i detit, kali i detit etj. (mund të përdorni  linkun në Youtube – Kafshët e ujit). Diskutoni duke i thënë: Disa nga to nuk mund të jetojnë në liqe apo det, cilat janë ato? Pse nuk mund të jetojnë në lumë apo liqe? etj.

Merret një fletë e kaltër A4 dhe vizatohen me laps vendet ku do të vendosen peshqit dhe barishtet nënujore. Nga letra e verdhë priten disa trekëndësha varësisht se sa peshq dëshiron fëmija të ketë në punimin e tij/saj, të cilat do të ngjyrosen sipas dëshirës dhe orientimit të lëvizjes së peshqve (poshtë- lart apo majtas-djathtas). Kapakët e shisheve mund të jenë me ngjyra të ndryshme, por në mungesë mund të jenë njëngjyrësh. Mbi kapakë vizatohen luspat me marker apo me ngjyra të ujit dhe po ashtu edhe sytë mund të vizatohen apo të përgatiten nga letra. Pas përgatitjes ngjiten me ngjitës në vendet ku janë ngjitur më parë bishtat e peshqve. Por, lejoni fëmijën që para se ta ngjisë në vizatim peshkun të tregojë se në cilën anë duhet ta vendosë peshkun në raport me bishtin.

Në fund, vizatimi plotësohet me barishtet që përgatiten nga letra e gjelbër, duke e prerë në shirita dhe më pas duke e ndrydhur.

Shkarkoni fletën e punës KËTU.