Rezultati i pritur: Fëmija ua “lexon” librin të afërmve të tij/saj.
Materialet dhe mjetet: fleta të bardha, lapsa, ngjyra, gërshërë, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Flisni me fëmijën se si duhet të prezantohet kur shkon në shkollë, te mjeku apo në ndonjë vend kur i kërkohet të prezantohet. Merreni një mikrofon (shkop, çfarëdo qoftë, ndonjë objekt që mund ta përdorni si mikrofon).
Luhet loja me role: “Si quhesh dhe nga vjen?”
Gazetari/Gazetarja-Përshëndetje! Si quheni?
Fëmija: Përshëndetje edhe për ju! Unë quhem Rreze dhe vij nga Prishtina.
Gazetari/Gazetarja: Sa vjeçe jeni?
Fëmija: Në qershor kam mbushur 6 vjet.
Gazetari/Gazetarja: Me kë jeton?
Fëmija: Gjyshin, gjyshen, mamin dhe babin.
Gazetari/Gazetarja: Cili frut ju pëlqen më shumë?
Fëmija: Qershinë e shijoj me kënaqësi sepse është e ëmbël dhe më pëlqen edhe forma e saj.
Gazetari/Gazetarja: Në pikturat tua cilën e ngjyrë e përdor më shumë?
Fëmija: Të kaltërtën, sepse më pëlqen qielli i kaltër.
Fjalët përshtaten në bazë të të dhënave reale të fëmijës, por edhe mund të plotësohet edhe me pyetje të tjera sipas dëshirës.
Së bashku me fëmijën merret materiali për të punuar librin. Fletat mund të jenë të bardha apo edhe me ngjyra. Në secilën letër, prindi apo kujdestari shkruan kërkesën dhe më pas plotësohet nga fëmija psh. Unë kam __6__ vjeç, numri shkruhet nga fëmija. Edhe në fletat e tjera të punës, sipas kërkesës, fëmija vizaton apo merr ndonjë fotografi, e pret me gërshërë dhe e vendos në vendin e caktuar. Pasi të plotësohen të gjitha fletat e përgatitura me kërkesa, së bashku me fëmijën, bëhet lidhja e librit me ngjitës apo me materiale të tjera (mund të përdoren edhe fletat e punës të përgatitura për libër).