Labirinti

Kthejeni dhomën apo kuzhinën tuaj në një labirint të madh për rreth 1 orë.

Vendosni pengesa të ndryshme, lidhni llastik apo fije  pambuku ose leshi [sikur në foto] në këmbët e karrigeve apo rreth divanëve, etj.

– Përcaktoni së bashku rrugën të cilën fëmija duhet ta ndjekë.

– Përcaktoni po ashtu kohën për sa fëmija duhet ta bëjë këtë rrugë.

– Inkurajojeni fëmijën gjatë kohës që e bën kapërcimin e pengesave.

– Bëjeni edhe ju kapërcimin e pengesave dhe fëmija le ta mbajë kohën duke numëruar [ashtu siç di ai/ajo vetë – nuk ka rëndësi saktësia].

– Bëjeni këtë disa herë radhazi.

– Nëse i keni dy ose tre fëmijë mund të bëni edhe garë ndërmjet tyre.

Provoni ta bëni këtë lojë edhe me më pak pengesa dhe me sy të mbyllur –  fëmija duhet t’i ndjekë udhëzimet tuaja: për shembull:  ngrite këmbën, ec 3 hapa, ulu dhe zvarritu, etj.