Kush vallëzon më shumë…
Zhvillimi i aktivitetit: Shumicës së fëmijëve të vegjël iu pëlqen ta shprehin vetën përmes vallëzimit. Mundësoja fëmijës të shprehet në mënyrë kreative duke përdorur trupin e tij përmes muzikës.
Ajo çfarë iu nevojitet është një listë me këngë me ritme të ndryshme dhe një hapësirë e gjerë për vallëzim. Fëmija përmes vallëzimit do ta ushtrojë balancimin e trupit dhe ritmin, aftësitë e të dëgjuarit, kreativitetin, etj.
Lëshoni listën me këngët që i keni përgatitur dhe ftojeni fëmijën për të vallëzuar së bashku me ju. Sa herë që muzika ndryshon, ndryshoni edhe ju vallëzimin tuaj ashtu që të përshtatet me muzikën. Inkurajojeni fëmijën që edhe ai ta ndryshojë vallëzimin së bashku me ju. Vallëzoni derisa të lodheni e të mos mundeni më. ?
Lejojeni fëmijën që edhe ai/ajo t’a udhëheqë ndryshimin e stilit të vallëzimit sipas muzikës.