Kurora vjeshte
Materialet dhe mjetet: Letër ose karton, gjethe, dhe kapëse fletësh ose fije peri ose ngjitës
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmija merr një letër ose karton dhe me ndihmën e prindit/kujdestarit e prenë në formë të drejtë si shirit dhe madhësinë e cakton vetë ai/ajo sa dëshiron që kurora të jetë e gjerë. Pastaj merr disa gjethe vjeshte dhe fillon t’i vendos ato në kurorë, mundet ti kap me kapëse letrash gjethet një nga një por edhe me ngjitës. Në mungesë të kapëses së letrave dhe ngjitësit prindi/kujdestari mund ta ndihmoj fëmijën që me fije peri t’i kap gjethet në letër apo karton, duke i qepur ato. Gjethet duhet të renditen njëra pas tjetrës në mënyrë që mos të kemi hapësira të zbrazëta që të duket letra apo kartoni.