Krijoj fermën time

Projekti i kësaj jave janë kafshët. Do t’ju duhen materiale që i përmbajnë kafshët, disa fleta pune me kafshët shtëpiake dhe lapsa me ngjyra.

– Në këndin e leximit në dhomë, uluni së bashku dhe lexojani/tregojani fëmijës një tregim ose përrallë për kafshët. Përfshijeni edhe fëmijën në krijimin e tregimit ose në rrjedhën e përrallës.

– Pastaj tregojini fëmijës që këtë javë do ta krijojë fermën me kafshët që i pëlqejnë më shumë.

– Lejojeni ta përcaktojë cilat do të jenë ato kafshë, dhe pyeteni përse i pëlqejnë, a i ka parë ndonjëherë, si bëjnë, me çfarë ushqehen, çfarë na sjellin ato, ku jetojnë, etj. Nxiteni fëmijën të tregojë sa më shumë rreth atyre kafshëve.

– Mund ta pyesni fëmijën se me cilën shkronjë fillon emri i kafshëve – fëmija e thotë vetëm shkronjën e parë.

Më pas kërkojini t’ju tregojë cila është kafsha e preferuar, e të cilën pastaj fëmija do ta vizatojë dhe do të përpiqet ta ngjyrosë.