Kolazh nga natyra
Zhvillimi i aktivitetit: Fëmijët, posaqërisht fëmijët e vegjël, nuk kanë nevojë për shumë lodra që ta shijojnë kohën e tyre në ambientet e jashtme. Kësaj radhe ju mund të bëni një lojë të thjeshtë dhe kreative me fëmijën tuaj. Fëmija mbledhë lule dhe gjethe në natyrë dhe pastaj me anë të tyre bënë një kolazh. Ajo që ju nevojitet për ta punuar këtë kolazh janë lulet dhe gjethet e mbledhura, një karton i prerë në formë rrethi, ngjitës dhe një litar.
Vendosni ngjitës në karton, pastaj lejojeni fëmijën t’i vendosë lulet dhe gjethet në karton sipas dëshirës së tij. Lavdërojeni fëmijën për punimin e bukur.
Bëni një vrimë në skaj të kartonit dhe vareni diku punimin e përfunduar.