Kepucët e drurit
Loja e sotme është me shumë interes për fëmijët, dhe sigurisht që duhet të luhet jashtë në natyrë.
Siguroni dy copë druri me madhësi sa këmba e fëmijës, ose dy tasa plastike në formë të drejtkëndëshit të kthyera përmbys, ose farë kanoçe.
Vendosni nëpër këto copa druri ose në tasat plastike një litar apo fill teli dhe bashkoni skajet e litarit apo telit aq sa fëmija të mund ta tërheqë lart – sikur në foto.
Tregojini fëmijës se duhet t’i vendosë copat e drurit në këmbë dhe të provojë të ecë duke u siguruar që të mos i dalin nga këmbët, duke e tërhequr lart litarin apo telin me të cilin janë të kapura këpucët e drurit.
Loja është sfiduese, por fëmijët do të kënaqen.
Për fëmijët më të vegjël, angazhojini që të ecin në sipërfaqe jo të rrafshëta, mbi objekte jo shumë të qëndrueshme.