Kendi i fëmijërisë
Materialet dhe mjetet: Rroba, mbathje, lodra apo gjësende të fëmiut në shtëpi.
Zhvillimi i aktivitetit: Së bashku me fëmijën mund të mblidhni të gjitha gjërat që i kujtojnë fëmiut fëmijërinë e hershme, dhe të krijoni një mini-koleksion në një kënd të dhomës së tij/saj.
Uluni së bashku me fëmijën dhe i tregoni se kur ka filluar të pijë me shishe, si ka fjetur natën; çfarë e qetësonte kur ajo/ai qante; cila këngë apo veprim i ka pëlqyer shumë fëmiut tuaj.
Prindi mund të imitojë veprimet që ka bërë fëmiu kur ka qenë i vogël. Prindi mund të nxisë kuriozitetin e fëmiut duke treguar për gjëra qesharake që i kanë treguar prindërit e tij/saj kur ka qenë edhe ai i vogël.
Gjatë këtij aktiviteti, fëmiu mund të ndihmohet edhe me albumin e fotove të tij/saj, që kur ka qenë i vogël.