Ushqimi me forma
Zhvillimi i aktivitetit: Në përgatitjen e ushqimit për fëmijën sot, bëhuni kreativë dhe jepini forma të ndryshme të insekteve. Edhe nëse ushqimi është i butë për fëmijë më të vegjël, apo më i fortë për fëmijët pak më të mëdhenj, ngjyrat e kombinuara dhe forma do ta bëjë interesante edhe vaktin. Bisedoni me fëmijën ndërkohë që ja shërbeni ushqimin apo edhe gjatë kohës kur ushqehet. Nëse dëshironi t’i prezantoni shije të reja, kjo është mënyra më e lezetshme për ta bërë këtë.