Piktura me gisht

Materialet dhe mjetet: Një ngjyrues i verdhë ushqimor apo mund të përdoren edhe ngjyra të cilat i keni në dispozicion në shtëpi, dhe një laps i zi.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të udhëzoni fëmijën që të përdorë gishtin e tij për të pikturuar një grerëz. Fillimisht fëmija duhet të vëzhgojë me kujdes figurën e ofruar dhe pastaj të ndjekë hapat për ta punuar grerëzën. Fëmija duhet t’i shkruajë numrat dhe t’i ndjekë hapat. Ngjyros gishtin tregues dhe e vendos me kujdes vertikalisht. Pastaj i duhet katër herë të ngjyrose gishtin dhe t’i bëjë fletët e grerëzës. Me një laps të zi i vizatohet koka. Pastaj fëmija plotëson fytyrën e grerëzës. Ndërkohë që fëmija është duke punuar, prindi duhet të hapë diskutimin se për çfarë nevojiten grerëzat, pse duhet të ketë fëmija kujdes në një mjedis ku ka grerëza. Sot mund të flisni dhe për rëndësinë që ka mjalti si në shëndetin e fëmijës ashtu edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave.

Njëkohësisht, fëmija mund të vizatojë edhe fluturën, dhe t’i përdorë ngjyrat që i pëlqejnë për ta bërë sa më të bukur. Të bëjë dhe vizatime të tjera sipas modelit të ofruar.

Mund të përgatisni një ëmbëlsirë me mjaltë sipas dëshirës së fëmijës.