Higjiena përmes lojës

Materialet dhe mjetet: furçë e dhëmbëve, brushë flokësh, peshqir, sapun.

Zhvillimi i aktivitetit: Zgjedhni disa objekte të tilla si një furçë dhëmbësh, brushë flokësh, peshqir, sapun, etj. – gjëra të cilat fëmija juaj i njeh dhe i përdor rregullisht. Vendosni objektet në dysheme. Uluni para objekteve. Merrni një objekt, siç është brusha e flokëve dhe bëni sikur po i krihni flokët.

Merrni secilin objekt dhe bëni sikur po e përdorni. Kërkoni nga fëmija tuaj të marrë një nga objektet dhe të tregojë si do ta përdorte atë.

Kjo është një lojë e shkëlqyeshme për të zhvilluar të menduarit e fëmijës dhe për ta ndihmuar atë të imagjinojë sa gjëra mund të bëjë me të njëjtin objekt. Të gjitha këto fëmija mund të bëjë sikur i përdorë tek lodra e tij/saj.