Kockat në trupin tim

Materialet dhe mjetet: rolne të letrës së kuzhinës dhe të letrës higjienike, ngjitës, shkopinj për pastrim të veshëve, shpageta apo makarona të formave të ndryshme dhe fletë e bardhë.

Zhvillimi i aktivitetit: Fillimisht kërkoni që fëmija të prek trupin e tij/saj, sidomos gjymtyrët, dhe pyeteni se çfarë është e fortë në trup. Informojeni fëmijën se, për ta mbajtur trupin drejt dhe për ta pasur aftësinë e lëvizjes, brenda pjesëve të trupit i kemi kockat (skeletin). Ndihmojeni sot që të kuptojë se si duket skeleti duke e bërë skeletin nga ndonjëri prej materialeve të cekura lart. Nëse keni rolne të ndryshme të letrës së kuzhinës apo higjienike, mund ta paraqitni skeletin si në modelin e dhënë në foto. Në fillim i renditni ju e fëmija ju shikon, pastaj lejojeni fëmijën që t’i renditë ashtu si mendon që duhet e ju i bëni pyetje si p.sh.: “Ku duhet të jetë kocka e krahut? Ku duhet të jetë kurrizi?” etj. Mund ta punoni skeletin edhe nga ndonjë material tjetër nga ato të cekura më lartë nëse i keni në shtëpi.