Unë mund të ndihmoj

Zhvillimi i aktivitetit: Angazhojeni fëmijën tuaj në punë të thjeshta, të përshtatshme për moshën e tij/saj. Si aktivitet argëtues për ta bërë së bashku është t’i jepni një kafshë shtëpiake apo lodër për ta larë.

Pastrimi, largimi i gjërave, fshirja e një tavoline dhe ofrimi i ndihmës për vëllain ose motrën ia zhvillojnë fëmijës dëshirën për të qenë i shoqërueshëm dhe ndihmëtar.

Gjithmonë tregojini fëmijës suaj se ajo që bëri ishte e dobishme dhe mos harroni t’i thoni: “Faleminderit!”.